HYRJE

"Kjo faqe nuk ka pasur pretezen qe te prezantohet as si me e mira, me e plota, me seriozja, ne universin virtual te siteve dedikuar qyteteve shqiptare por qe, mund te themi me bindje te plote, edhe pse mendojme te mos jete inferiore e asnjeres, do te mundohemi ne kohe t?a bejme nder me te mirat.Qellimi i stafit drejtues gjate ketyre viteve, ne nismen dhe realizimin e kesaj faqeje, i antareve kavajas dhe i te gjithe atyre qe kane ndihmuar dhe do te ndihmojne ne te ardhmen me materiale vizive dhe te shkruar, eshte mbushja e nje boshlleku informativ qe, fatkeqsisht, ka ekzistuar per Kavajen, si ne te kaluaren ashtu dhe ne ditet e sotme ne organet e shtypit e qe ekziston akoma edhe ne boten virtuale te internetit, duke i dhene shkas krijimit te shablloneve, paragjykimeve, infove fallse dhe te pabaze rreth qytetit te Kavajes dhe banoreve te saj. Mungesa e nismave nga ana e drejtuesve te sektorit kompetent te bashkise se Kavajes gjate gjithe ketyre viteve, ben kete faqe ? natyrisht jo zyrtare te qytetit dhe i jep te drejten morale qe te konsiderohet nje pike riferimi,e fuqishme, serioze dhe shume e besueshme, per te gjithe kavajasit kudo qe te ndodhen si dhe per te gjithe ata persona qe ne nje menyre apo tjeter jane te interesuar te njohin e te vihen ne kontakt me traditat kulturore te Kavajes, ato sportive, politike, patriotike apo edhe thjesht per shuar kuriozitetin rreth tij, rrethit me te njejtin emer qe kryeson, nepermjet materialeve fotografike, teksteve rreth historise se hershme dhe aktuale, te njohin poziten gjeografike, repertet arkeologjike te saj, kuzhinen tradicjonale kavajase, etj., etj.Ne vemendje te kesaj faqeje si dhe pike force e saj, eshte edhe tradita futbollistike e qytetit, e pasur me fotografi dhe material informativ qe shpresojme te jete e mirepritur nga sportdashesit kavajas dhe jo. Faqja do te tentoje qe te behet tribune e qytetit te Kavajes, epiqender e trajtimit te problematikave te ndryshme qe shqetsojne dhe mbushin me keqardhje e zemerim zemrat e dashamirasve te saj, qytetareve qe banojne mbrenda dhe jashte Kavajes. Per kete motiv, ne faqen kryesore, do te mundohemi qe te spikasin gjithmone artikuj me teme qytetin, te shkruar nga persona te shquar kavajas apo edhe nga antare te forumit ose vizitore qe duan te thone te tyren rreth problemeve, gjithmone me sens kostruktiv dhe ne respekt te etikes morale dhe asaj qytetare. Kavajase! Por, per t?ja arritur qellimit ? dhe kjo do te jete forca kryesore ? nevojitet prezenca aktive e juaja, vizitoreve, antareve, te gjithe qytetareve te Kavajes qe perkrahin me gjithe zemer kete nisme ne emer te perparimit te qytetit dhe zgjidhjes sadopak te problemeve te shumta qe sfilisin jeten e perditeshme te tij. Faqja eshte dhe do te jete gjithmone ne riperteritje te vazhdueshme, e axhornuar me materiale te ndryshme, si nga ana e stafit drejtues, por, edhe ne saje te ndihmeses suaj me materialet qe mund t?i postoni gjithmone tek forumi ? ndihmese qe gjithmone do te konsiderohet e vyer per c?fardolloj materiali qe te nisni. Per momentin, s?na mbetet gje tjeter per te thene, perveÁ asaj ne te shpresuarin qe faqja e ndryshuar do te jete sadopak e pelqyeshme, interesante dhe nje ndihme per qytetin e Kavajes, qytetaret e saj apo vizitore te ndryshem qe kerkojne informacjon rreth tij. Ne pritje te sugjerimeve, kritikave, pershtypjeve, ju pershendesim me gjithe zemer. Pershendetje Kavajasve kudo qe ndodhen!

"STAFI KAVAJAONLINE.COM"

 
 
ENTRA - HYR - ENTER

Kerko me Kavajaonline.com
 
 

 

 

 

©Ndalohet kopjimi i materialit nga kjo faqe. Copyright 2004-2011 Kavajaonline.com All Rights Reserved.